Alternativa nuk ka realizu asgjë në 100 ditët e para në Qeveri, Zejdi pranon dështimin (VIDEO)

Shkup, 9 maj – Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, i ftuar në emisionin Click plus në televizionin 21 tha se në 100 ditët e para nuk u realizua asnjë nga pikat që kishte në program Alternativa kur u bë pjesë e Qeverisë.

Ai me këtë ka pranu dështimin në 100 ditët e Qeverisë.

“Alternativa u bë pjesë e qeverisë për arsyet që kishte në program dhe jo për postet politike që mori. Por, për fat të keq 100 ditëshi nuk solli asnjë ndryshim në qeveri dhe nuk u realizua asnjë pikë e premtuara. Asnjë nga pikat e programit të #Alternativës nuk u plotësua në 100 ditët e para. Në 100 ditët e para, ministrat e #Alternaivës mund ta ngrenin zërin për rastet e montuara politike, deri tani s’ka përgjigje pozitive”, tha Zejdi.

Sipas tij, nnëse vazhdon kështu Alternativa më mirë ta braktisë qeverinë. “Alternativa s’ka pse qëndron në Qeveri nëse nuk realizohet premtimi programor për rastet e montuara politike, njerëzit mbajnë shpresë”, thotë Zejdi në “ClickPlus” në TV21.

Zejdi nuk e përjashton largimin nga Alternativa

Madje Rexhepi tha se nuk e hedh poshtë tezën e largimit të tij nga Alternativa. Ai u shpreh se nëse në një subjekt të caktuar politik e sheh se kanë shterur energjitë. Atëherë duhet të largohesh.

“ Nuk është asgjë e pamundshme edhe me dale nga Alternativa. Mjafton ta shuash energjinë në një subjekt politik dhe më ti nuk je I dobishëm aty. Prandaj mënyra më e mire është largimi nga ai subjekt politik”, tha Zejdi.

Zejdi: 100 ditë kaluan dhe deputetët e Alternativës nuk kërkuan hapjen e rasteve të montuara

Ai gjithashtu shtoi se 100 ditët e para kaluan dhe deputetët e Alternativës nuk kanë kërkuar hapjen e rasteve të montuara ashtu siç përmbante pika dy e programit të Akternativës.

 “Brenda 100 ditëve patëm mundësinë e pikës së dytë që ishte pika më ndjeshme, ajo e rasteve të montuara politike dhe kjo nuk u bë. Unë e kam thënë në grupin tone parlamentar se këtë pike duhet ta inicijojmë në çdo séance parlamentare”, tha Zejdi.