Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Shkup, 20 maj – Në një ditë ose për më pak se 24 orë alpinist nga Tetova, Nadir Murseli arriti të hipë në tre maja të Malit Sharr, Kobilicë dhe Luboten. Për të arritur deri në tre majat iu deshën rreth 20 orë, me kalim në diferencë në lartësi prej 4.000 metrave dhe 53 kilometrave të kaluar duke ecur.

Aksionin e filloi dje, e enjte 19 maj, në orën një pas mesnate kur me mbështetje logjistike nga kolegu Labinot Ahmeti filloi nga Kodra e Diellit drejt Malit Sharr. Turën ekstreme alpiniste deri në tre majat më të larta e përfundoi rreth orës 21 në majën e Lubotenit.

“Jetojmë në një kohë e cila quhet stres, por jeta është e bukur në mal. Kam lëvizur plotësisht vetë drejt Malit Sharr, ndërsa është parë tërë rajoni i Pollogut. E prita agimin e diellit në Malin Sharr. Këto janë gjëra që nuk blihen dhe prandaj vlera u është ndryshme dhe më e madhe”, thotë Nadir.

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli ka lindur në vitin 1970, ndërsa nga fëmijëria është pjesëmarrës në ngjitjet malore dhe më pas edhe në alpinizëm. Ka listë të gjatë të ngjitjeve nëpër maja dhe shkëmbe. Në Alpet është ngjitur në 13 maja mbi 4.000 metra, ndërsa gjithsej 40 herë ka qenë në të gjitha majat alpiniste sepse ka jetuar në Zvicër.

Nadir, më lartë ka arritur në Himalaje, në Ajland Pik në 6.200 metra lartësi mbidetare, si dhe në Mekinli dhe Akonkagua. Një ndër udhëtimet më interesante të Nadir Murselit është edhe ngjitja në Malin Sharr ku edhe e ka pritur Vitin e Ri 2000.