Ali Ahmeti i drejtohet Kovaçevskit: Ministrat tanë dorëhiqen, Ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese
Shkup, 30 korrik – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar me letër publike kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në të cilën thuhet se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje, përcjell TV21.
Ahmeti tha se ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.
“Duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane. Duke pasur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit.
Duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej neshë.
Duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do to të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria, Duke qenë të zgjedhur legjitim nga vullneti i votuesit shqiptarë.
Duke qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrën e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar, Ali Ahmetin, mbetet i paepur në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare,” tha Ali Ahmeti.

