Alban Maliqi në mesin e liderëve botërorë në Lutjet e mëngjesit në Uashington

Uashington, 7 shkurt – Alban Maliqi, një nga pronarët e grupit, anëtar i bordit të drejtorëve të Maliqi Group dhe konsull nderi i Meksikës, ndër liderët botërorë, Maliqi mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit në Uashington të organizuara nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Mes mijëra përfaqësuesve nga e gjithë bota, sipërmarrësi dhe filantropisti Alban Maliqi, i Grupit Maliqi, ishte i ftuar në Lutjet e mëngjesit të mbajtura në Kapitol në Uashington, D.C., organizuar nga Kongresi i SHBA.
Fjalimi kryesor në këtë aktivitet u mbajt nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump. Ky event, organizimi i të cilit filloi 71 vjet më parë, mbledh ligjvënës dhe zyrtarë qeveritarë nga Shtetet e Bashkuara dhe bota, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, bizneseve dhe organizatave bamirëse.
Sipërmarrësi Alban Maliqi gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje të rëndësishme politike pati rastin të takohet me liderë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Me përvojë shumëvjeçare në fushën e biznesit dhe filantropisë, Alban Maliqi, në takimet dhe diskutimet e tij me të pranishmit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndikimin pozitiv të sektorit privat në krijimin e mundësive për zhvillim në Ballkan dhe mbështetjen e iniciativave humanitare në rajon.
“Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar vlerat e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Maliqi.
Lutjet e mëngjesit, është një nga ngjarjet më domethënëse në politikën ndërkombëtare dhe organizohet nga Kongresi Amerikan që nga viti 1953.