Al-Hilal cakton datën e zyrtarizimit të Messit
Skuadra e Arabisë Saudite Al-Hillal synon të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit të martën e ardhshme, më 6 qershor, sipas asaj që gazeta spanjolle “SPORT” ka mësuar nga burime brenda klubit.
Al-Hilal e ka vendosur këtë datë si çelësin për të pasur po-në përfundimtare të lojtarit dhe për të aktivizuar të gjithë protokollin e përgatitur në mënyrë që lajmi të ketë një jehonë globale dhe, në të njëjtën kohë, të shërbejë për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite në botë.
Këtë fundjavë, Messi po luan ndeshjen e fundit me PSG-në.
Ndërkaq, ndonëse Barcelona është pas tij, e njëjta nuk i ka bërë akoma një ofertë zyrtare.