Aktorja Kumrije Hoxha nderohet me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

Në ditën Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore për teatër, përcjell KultPlus.

Këtë vit juria është përbërë nga Majlinda Bregasi , Vlora Merovci Berisha, Qendresa Jashari, Afrim Spahiu dhe Kushtrim Mehmeti.

Çmimin kombëtar për vepër jetësore iu nda aktores, Kumrije Hoxha.

“Aktorja Kumrie Hoxha, vlerësohet sot me çmimin më të lartë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës për vepër jetësore, si falënderimi më i lartë shtetëror për gjithë emocionin që i dhuroi këtij publiku” – tha Bregasi.

Fjalën e mori edhe vetë aktorja e cila falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Për mua, teatri është dashuri, kjo dashuri u pagëzua me çmim kombëtar për vepër jetësore. Falënderoj jurinë që më kanë vlerësu, falënderoj publikun që kanë qëndru gjithmonë afër nesh”- tha Hoxha pasi mori çmimin.