Aktori ukrainas Pasha Lee ia dhuroi jelekun e tij anti-plumb një fëmije pak para se të vritej nga forcat ruse

Aktori ukrainas Pasha Lee i dha jelekun e tij antiplumb një fëmije në një gjest heroik pak para vdekjes së tij, kanë pohuar mediat ukrainase.

Aktori 33-vjeçar kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në qytetin e Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse, shkruan DailyMail.

Lee, i njohur për punën e tij të aktrimit, prezantimit dhe dublimit të zërit, u vra pranë Kievit, Ukrainë pasi zona përreth qytetit u pushtua më 6 mars.

Pesë ditë më parë Lee publikoi një fotografi të tij me veshje ushtarake, me mbishkrimin “Le të bashkohemi”.

Ai gjithashtu platformën e tij në Instagram për të ndarë me ndjekësit burimet për të ndihmuar refugjatët ukrainas në të gjithë botën.

Fotografia e tij e fundit e cila ishte publikuar me lokacionin në Irpen dy ditë më parë, kishte mbishkrimin: “Për 48 orët e fundit, ka një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një fotografi se si po bombardojmë dhe ne po buzëqeshim, sepse do t’ia dalim”.

Sergiy Tomilenko, kryetar i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, publikoi një homazh për aktorin e ndjerë në faqen e tij në Facebook.

Aty shkruhej: “(Pasha Lee) shkoi të luftonte për Ukrainën që në ditët e para të luftës dhe vdiq në Irpen, ku ende ka beteja të ashpra me pushtuesit rusë”.

“Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen dhe miqtë e (Pashës)”.

“Fjalët tona të mbështetjes shkojnë për të gjithë stafin e kanalit DOM, i cili mishëron misionin fisnik të transmetimit për deokupimin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk dhe Krimesë”.

Ai shtoi se vdekja e aktorit u konfirmua nga Julia Ostrovska, Shefja e Platformës UATV/DOM, e cila me lot i tha sindikatës: “Një sezon i ri filloi më 31 janar – u lansua një program i ri televiziv argëtues ‘Day at Home’”.

“Ndër gjashtë prezantuesit televiziv, Pasha ishte më i lumturi që do të ishte pjesë e tij”.

Lee ka lindur në Krime dhe, përveç prezantimit dhe aktrimit, ishte i njohur për punën e tij të dublimit të zërit në filmin “Lion King and the Hobbit”.

Kryebashkiaku Prilipko e quajti një “hero” në një postim nderimi nga këshilli i fshatit Gostomel në rrjetet sociale.

Aty shkruhej: “Ai kurrë nuk refuzoi ndihmën për askënd. Askush nuk e detyroi të shkonte nën plumbat e pushtuesit.

“Ai, si qindra të tjerë, mund të ulej në bodrum”.

Dhe ai bëri zgjedhjen e tij. Ai vdiq për komunitetin, ai vdiq për Gostomel, ai vdiq si një hero.

Kryebashkiaku lokal vdiq gjithashtu duke luftuar për vendin e tij ndërsa sulmet brutale të forcave ruse vazhdojnë në ditën e dymbëdhjetë të pushtimit.

Yuriy Prilipko, 61 vjeç, një kryebashkiak ‘hero’ i fshatit Gostomel, në veri-perëndim të kryeqytetit Kiev, mbështeti komunitetin e tij duke shpërndarë bukë dhe ilaçe për civilët e cenueshëm dhe është qëlluar për vdekje.

Të dy burrat u vlerësuan për punën e tyre duke mbështetur ukrainasit në luftën e tyre kundër pushtimit.

Kjo vjen pasi pushtimi i Ukrainës hyn në ditën e tij të dymbëdhjetë, ndërsa qytetet u goditën nga bombardime të reja, me presidentin e vendit Volodymyr Zelensky, i cili u zotua se “Zoti nuk do ta falë” dhe Ukraina “nuk do të harrojë” masakrën e civilëve nga rusët, duke thënë se një ‘ditë gjykimi’ po vjen për ta.

Zelensky, në një fjalim natën vonë për bashkatdhetarët e tij në festën e krishterë ortodokse kujtoi se si një familje prej katër anëtarësh ishte në mesin e tetë civilëve të vrarë nga forcat ruse ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Irpin – afër Kievit.

“Ne nuk mund të falim qindra e qindra viktima. As mijëra e mijëra që kanë vuajtur”, shtoi ai. “Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë”, tha presidenti ukrainas.