Aktori që la Hollivudin për t`u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë
Mark Wahlberg u largua nga Hollivudi për në Nevada për t’u dhënë fëmijëve të tij një jetë më të mire.
Mark Wahlberg, gruaja e tij, Rhea Durham, dhe katër fëmijët e tyre janë transferuar së fundmi në Nevada.
Wahlberg, 51 vjeç, zbuloi në ‘The Talk’ se vendosi t`i japë familjes vendin e parë.
Wahlberg tregoi se si e balancon karrierën e tij duke qenë një baba dhe gjithashtu bashkëshort i pranishëm.
“Kjo është sfida më e madhe. Çdo moment të lirë që kam, jam në shtëpi”, tha ai.
Ylli i ‘Uncharted’ po planifikon të ndërtojë një studio moderne në Nevada ‘dhe ta shndërrojë në Holllivud 2. Në planet e tjera ka edhe një fabrikë këpucësh.
“Dua të jem në gjendje të punoj nga shtëpia. Unë u transferova në Kaliforni shumë vite më parë për të ndjekur aktrimin dhe kam bërë disa filma gjatë gjithë kohës që kam qenë atje. Tani dua të jem në gjendje t’u jap fëmijëve të mi një jetë më të mirë dhe të ndjek ëndrrat e tyre, qoftë nëse vajza ime do të jetë kalorëse, djali im basketbollist, djali i vogël lojtar golfi. Kjo ka më shumë rëndësi për ne”, tha aktori.