Aktive tre zjarre – në Raoviq, Patishka Rekë dhe Rakle

Shkup, 18 gusht – Pavarësisht shiut që goditi pjesë të vendit, ne ende kemi tre zjarre aktive – pranë fshatit Raoviq, në Komunën e Sarajit, mbi fshatin Patishka Rekë në Komunën Sopishte dhe në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë, në Komunën e Prilepit, informoi në konferencën për shtyp në mëngjes zëdhënësja e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Nadica Vëçkova.
Zjarri pranë fshatit Raoviq, në Komunën e Sarajit është ende aktiv edhe atë në terren të paarritshëm, drejt malit Osoj.
“Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, për shkak të erës, u ndez dhe u ridrejtua në drejtim të Matkës. Pyll me rrënjë të ulëta, i përzier dhe i degraduar ende po digjet”, tha Vëçkova.
Zjarri i vendosur në lokalitetin e quajtur Radak, mbi fshatin Patishka Rekë në Komunën e Sopishtës është aktiv.
“Gjatë natës, banorët e fshatit Sonje, raportuan se ende digjet, por me intensitet të zvogëluar dhe nuk ka rrezik të zgjerimit dhe zënies së ndërtesave të caktuara. Këtë mëngjes, ekipet nga Parku Kombëtar Jasen u dërguan në këtë vend”, tha Vëçkova.
Zjarri në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë, në Komunën e Prilepit është me intensitet të ulët dhe vetëm tym pa flakë vërehet në pjesën e lartë të paarritshme dhe nuk ka rrezik zgjerimi.
Zjarri në malin Goten, afër fshatit Niviçino, një vend i quajtur Kalinsko është lokalizuar nga ana e pjesës së Strumicës.
Konferenca tjetër e rregullt për shtyp mbi situatën me zjarret e QMK -së është në orën 17:00.