Aktive 10 zjarre, tërhiqen helikopterët nga rrethina e Pehçevës

Shkup, 4 gusht – Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, menjëherë pas mbërritjes së pesë helikopterëve në vendin e zjarrit të madh të zjarreve pyjore në rajonin e Pehçevës, komandanti i skuadrës mori vendim për tërheqjen e tyre, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.
Angellov në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se helikopterët do të nisen përsëri drejt Pehçevës pasi temperatura e ajrit të bjerë për disa gradë.
“Siguria e ekuipazhit të aeroplanëve dhe siguria e njerëzve janë në vend të parë”, tha Angellov.
Në paraqitjen e pasdites në Kanal 5, Angellov tha se për momentin janë aktive 10 zjarre, disa prej të cilave janë jashtëzakonisht serioze, ndërsa të tjerat janë të kategorisë së mesme. Në disa digjet barë i thatë, bimë të ulëta, shkurre dhe janë larg zonave të populluara kështu që ato nuk janë rrezik për askënd.
Nga Bullgaria pritet mbështetje në njerëz dhe në automjete zjarrfikëse, ndërsa janë kërkuar aeroplanë nga Greqia dhe Sllovenia dhe pritet përgjigje pozitive.
Ai është i drejtpërdrejtë se nuk ka qasje selective në shuarjen e zjarreve. Vlerësim bëhet në vendin e ngjarjes, ndërsa prioritet ka jeta e njerëzve.Lidhur me reagimin e VMRO-DPMNE-së për zjarrin në Koçan, Angelov tha se ishte i hidhur dhe jo i saktë, për marrje të pikëve politike. Ai paralajmëroi edhe se do ta padisë për shpifje deputetin nga Koçani nëse nuk kërkon falje për transmetimin e të pavërtetave. Si shpërtheu zjarri në Koçan, duhet të kumtojë MPB-ja teknika kriminalistike tani më mbledh dëshmi.”Në mënyrë më përgjegjëse dhe kategorike pohoj se të gjitha masat janë ndërmarrë, gjithçka që ishte në dispozicion për ne u vu në veprim atë ditë. Jo vetëm që nuk bëra lëshim, por jam gjithashtu krenar për atë që bëmë në Koçan”, theksoi Angellov.Për kërkesën për dorëheqje, potencoi se sot Qeveria në seancë do të vendos se kujt do t’i jepet besimi për ta udhëhequr QMK-në sepse në rend dite është pika për zgjedhjen e një drejtori pas shpalljes që u mbyll disa ditë më parë.Angellov theksoi se duhet të kufizohen funksionet dhe të përzihen – kryetarët e bashkive menaxhojnë zjarret dhe aktivizojnë vetëqeverisjen lokale (shërbimet e zjarrit, kompanitë dhe ndërmarrjet publike që mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit), ndërsa QMK ndihmon në pjesën e helikopterëve. Pastaj Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e cila ka kompetenca direkte gjatë zjarreve.