Aksion tradicional i dhurimit të gjakut më 28 gusht në Shtëpinë e ARM-së në Shkup

Shkup, 24 gusht – Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Qendra në bashkëpunim me Institutin për mjekësi të transfuzionit, më 28 gusht, me rastin e festës fetare Shën Mëria, tradicionalisht, për të 19-tën here, organizon aksion të dhurimit të gjakut.
Aksioni i dhurimit të gjakut do të mbahet në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
“Qëllimi i aksionit është që të sigurohen sasi më të mëdha të gjakut në periudhën e verës, për shkak të mundësive të mungesës së gjakut dhe derivateve të gjakut. Ky aksion, tani më 18 vjet tregon rezultate të humanizmit të madh të qytetarëve të qytetit të Shkupit. Duke filluar me 146 në vitin 2003, sot, pas 18 aksioneve të realizuara flitet për numrin e përgjithshëm prej 4041 njësi gjaku, ose mesatarisht 225 dhurues të gjakut për aksion”, thonë organizatorët.