Aksion i koordinuar i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe organet e përndjekjes të Belgjikës dhe Holandës

Shkup, 16 shkurt – Duke vepruar pas kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare nën udhëheqjen prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot në orët e hershme të mëngjesit u zbatua aksion i koordinuar në gjashtë lokacione në territorin e Shkupit me çka janë privuar nga liria dy persona. Në të njëjtën kohë kanë zbatuar aksione edhe në Belgjikë dhe Holandë nga organet e atjeshme hetuese.

Prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjell Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për të cilët ekziston bazë dyshimi se kanë kryer veprën penale “larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra e ndëshkueshme”.

Sipas Kërkesës së pranuar për ndihmë juridike ndërkombëtare, nën udhëheqjen e gjykatësit belg hetimor po zbatohet hetim për organizatë kriminale që ndër të tjerash merret edhe me kultivim të paligjshëm të kanabisit dhe shitjen e lëndëve narkotike. Nga veprimet e gjykatës hetimor dhe policisë gjyqësore federale të Flandrisë perëndimore, është konfirmuar se pjesa më e madhe nga anëtarët e grupit të kriminal të organizuar janë shtetas apo që kanë prejardhjen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa të tjerët nga Holanda, Bullgaria dhe shtetas të Belgjikës.

Në të njëjtën kohë në aksionin në Belgjikë janë privuar nga liria 11 persona dhe është kryer bastisje në 20 lokacione, ndërsa në Holandë gjatë bastisjes në pesë lokacione janë arrestuar pesë persona. Në mes të arrestuarve në Belgjikë dhe Holandë ka edhe shtetas të Maqedonisë së Veriu.