Aksidentohet autobusi në Kroaci, 11 persona humbin jetën

Kroacia është tronditur sot nga një aksident tragjik që ka ndodhur në një prej autostradave të këtij shteti, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur 11 persona. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, përmes një postimi në Twitter.

Sipas mediave kroate, në këtë aks.ident janë lën.duar edhe rreth 40 persona të tjerë. Policia e Varazhdinit ka njoftuar shkurt se në vendin e aksi.dentit përveç policëve të Drejtorisë së Policisë së Varazhdinit dhe Zagrebit, janë angazhuar edhe disa ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zja.rrfi.këse nga të dy qarqet, shkruan Hina.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksi.dent trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lën.duar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zja.rrfi.kësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.