Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përfundon në spital një person

Qafë Thanë, 4 janar – Një aksident sapo ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete.

Nga vendngjarja raportohet për një të dëmtuar lehtë i cili po dërgohet drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.