Aksident i rëndë trafiku në autostradën Tetovë – Gostivar veturat janë duke u devijuar

Gostivar, 4 mars – Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë – Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30.

Sipas informacioneve fillestare të policisë, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të pasagjerëve, ndërsa për të lënduarit është thirrur një ambulancë.

Në vijim është ekspertiza në vendin e ngjarjes, ndërsa nga SPB Tetovë paralajmëruan më shumë informata për më vonë.

(Foto ilustrim nga aksidentet e mëparshme)