Aksident i rëndë në Shkup, një i vdekur dhe dy të lënduar

Shkup, 19 gusht – Sonte në orët e mbrëmjes në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në aksident sipas informatave të siguruara nga derveni.info në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.