Akil Gjakova në finale

Xhudistët tanë po shkëlqejnë në Grand Slamin e Parisit. Akil Gjakova me katër fitore arriti në finalen e kategorisë -73 kg.

Distria Krasniqi Lufton për të bronztën në kategorinë -52 kg, ndërsa Nora Gjakova të njëjtën medalje e kërkon në kategorinë e re për të, atë -63 kg.

Luftërat për medalje zhvillohen prej orës 17:00. I urojmë fat dhe suksese kampionëve tanë.