Ajri i ndotur vret mbi një mijë qytetarë në vit
Shkup, 29 Dhjetor – Më shumë se 1500 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit në Maqedoni.
Ndotja e ajrit është një vrasës i heshtur, është kategorik doktor Niko Beqarovski.
Sipas tij, në Shkup dhe qytete të tjera të vendit ku ndotja është alarmante, qytetarët thithin helme, jo ajër.
Pasojat janë afatgjata dhe të gjithë i ndjejnë.
Përveç atyre grimcave që janë të regjistruara, thithim edhe helme, dioksid squfuri, cianide… tha doktor Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë.
Përveç mushkërive, nga ajri i ndotur vuajnë edhe nervat dhe mëlçia.
Në klinikat e Shkupit regjistrohen pacientë me gjetje enzimatike të këtij organi, të cilat mund të shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit, thotë doktor Beqarovski.
Shkupi tash e një javë është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe situata është alarmante pothuajse në të gjitha komunat kryesore të vendit dhe nuk ka asnjë masë.