Ahmeti propozon Musa Xhaferin dhe Bekim Nezirin për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës

Shkup, 15 tetor – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka propozuar Musa Xhaferin dhe Bekim Nezirin për për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Përveç Xhaferit dhe Nezirit, Ahmeti propozoi edhe Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin.

Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen, e cila vjen si rezultat i letrës së hapur nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”.