Ahmeti i bëri thirrje Kasamit që t’u drejtohet institucioneve nëse konsideron se ka pasur keqpërdorime të buxhetit në Komunën e Tetovës
Shkup, 17 shkurt – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka thirrur sot kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, për të konfirmuar akuzat për keqpërdorim të buxhetit të komunës gjatë mandatit të ish-kryetares së BDI-së, Teuta Arifi.
“Nëse Bilal Kasami ka argumente për akuzat e tij, le t’u drejtohet institucioneve apo organeve që mund t’i ngrenë këto çështje. Nuk do të doja që çështjet nga politika ditore të fitojnë terren politik, të nxijnë personalitete, të nxijnë partitë politike që të përdorin gjëra të paargumentuara në procesin ligjor”, tha Ahmeti.
Në pyetjen e gazetarëve se a ka biseduar me Teuta Arifin lidhur me pretendimet për numrin e madh të kontratave të lidhura në Komunën e Tetovës gjatë mandatit të saj, Ahmeti është përgjigjur se ende nuk ka biseduar me ish-kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.