Aguero dhe Tevez të shokuar nga rikthimi i ‘çmendur’ i Realit ndaj Cityt – as Messi nuk e besonte atë që po ndodhte në Santiago Bernabeu

Real Madrid – Manchester City, ndeshja e dytë gjysmëfinale mes dy gjigantëve evropianë do të mbahet gjatë në mendjen e adhuruesve të futbollit.

Los Blancos fituan me një rikthim sensacional, rikthim që nuk mund ta besonin as dy ish-sulmuesit e Manchester Cityt, Carlos Tevez dhe Sergio Aguero.https://9f5fbe91d040c930466c934902a69b9a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Dyshja ishin duke biseduar përmes rrjeteve sociale me kamera dhe duke e shikuar ndeshjen e duke e komentuar kohë pas kohe.

Tanimë videot e tyre nga golat e shënuar të Realit janë bërë virale, pasi ata u shokuan nga rikthimi spektakloar që bën mbretërit e Madridit.

“Leo po më shkruan”, i tha Aguero bashkëkombësit të tij Carlos Tevezit, i cili u përgjigj: “Çfarë po thotë Leo?”.

“Boll u tallët, nuk ka mundësi”, tha Messi duke iu referuar përmbysjes të Real Madridit.

“Është çmenduri, ata nuk mund të fitojnë një lojë tjetër si kjo,” u përgjigj një Tevez i habitur.

Real Madridi kaloi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-5 pas dy ndeshjeve.