Agjenti i Zaniolos thotë se nuk ka asnjë kontakt me Romën për marrëveshje të re

Agjenti i Nicolo Zaniolos, Claudio Vigorelli pranon se nuk ka pasur asnjë kontakt me Romën rreth bisedimeve për kontratë të re.

Mesfushori me tipare sulmuese, Zaniolo po lidhet me një largim nga Roma gjatë verës.

Juventusi është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe një kalim i tij në Torino shihet si shumë i mundshëm.

“Për sa i përket rinovimit të mundshëm të kontratës së Nicolos, dëshiroj të bëj të qartë se në këtë moment nuk ka negociata me Romën”, ka thënë fillimisht Vigorelli për Il Corriere dello Sport.

“Nicolo është plotësisht i përqendruar në përfundimin e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme në Serie A dhe në Ligën e Konferencës, me përpjekjet dhe vendosmërinë maksimale”.

“Prandaj është e parakohshme dhe e pabazë të sugjerohet se ka ndonjë bisedë në progres në lidhje me një zgjatje të kontratës”, përfundoi agjenti i Zaniolos.