Agjenda e gjelbër dhe digjitalizimi në fokus të qeverisë së re!

Shkup, 28 gusht – Qeveria e re po dëshmon angazhim konkret në drejtim të avancimit të vendit drejt progresit të nevojshëm me dekada. Për agjendën e gjelbër flitej dikur vetëm para zgjedhjeve, e për digjitalizim është folur shpesh por është vepruar rrallë herë për të mos thënë asnjëherë. Agjenda e gjelbër e ndihmon vendin nga debetonizimi i tepruar ndërkaq digjitalizimi si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror e ndihmon luftën kundër korrupsionit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut bashkë me gjashtë vende anëtare të BE-së do të realizojë projektin trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital –

Maqedonia e Veriut së bashku me Portugalinë, Spanjën, Italinë, Holandën, Gjermaninë dhe Greqinë do të realizojnë projekt trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital “SEBCoVE – Smart Electricity for Buildings” financuar nga Komisioni Evropian me një buxhet total prej tre milionë euro.

Sipas ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, zbatimi i këtij projekti ofron një mundësi për të përmirësuar standardet e sektorit publik duke integruar kompetenca të reja, të avancuara në trajnimin dhe edukimin e punëtorëve.

“Një nga prioritetet tona është mbështetja e plotë e procesit të edukimit dhe trajnimin e administratës publike. Edukimi i punonjësve tanë është kritikë për menaxhimin e suksesshëm të mjeteve dhe zgjidhjeve të reja digjitale. Ne do të fokusohemi në organizimin e trajnimeve cilësore dhe efektive të cilat do të mundësojnë që punonjësit në sektorin publik të jenë të gatshëm për sfidat që do të lindin nga epoka digjitale”, theksoi ministri Minçev.

Për ministrin e Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prania e tre ministrave të Qeverisë është dëshmi se pushteti qendror nuk harron në iniciativën lokale dhe i mbështet.

“Ky projekt përveç ndërtimit ka një rëndësi të madhe edhe për transformimin digjital të vendit. Si Ministri e Transformimit Digjital dhe si Qeveri, fokusi ynë serioz është digjitalizimi në të gjitha fushat e jetesës, sepse ndërtesat menaxhohen nga sisteme gjithnjë e më komplekse, ato ndërtesa nuk janë thjesht asfalt, çimento, beton dhe armaturë, ato janë sisteme inteligjente të menaxhimit, sisteme ftohjeje dhe ngrohjeje, të cilat menaxhohen nëpërmjet internetit, këto janë sisteme që menaxhohen përmes sensorëve dhe këto ndërtesa moderne sot janë shumë më tepër se një ndërtesë e thjeshtë dhe janë domethënëse për jetën tonë, të cilat janë gjithnjë e më shumë digjitale”, tha Andonovski.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, theksoi se procesi i digjitalizimit po lëvizë përpara dhe mundë të bëjë ndryshime pozitive në zhvillimin e komunave, por edhe të shtetit.

“Pres që ky projekt, në të cilin, përveç neve marrin pjesë edhe gjashtë shtete të tjera anëtare të BE-së, për të dhënë një impuls të fortë për rritje dhe zhvillim më të zgjuar dhe më të shpejtë dhe aftësi dhe njohuri të reja. Garancia për qëndrueshmërinë e projektit në vendin tonë është përcaktimi politik dhe strategjik i shprehur qartë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Vetëqeverisja lokale e cila ofron shërbime të rëndësishme për qytetarët, është hallkë e rëndësishme në atë proces”, theksoi ministri Perinski.

Kryetari i Këshillit për zhvillim të rajonit planor juglindor, Sllave Andonov, theksoi se ky rajon njihet për burimet e pasura natyrore dhe potencialet energjetike, por përballet me sfida kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin digjital.

Edhe pse, partnerët e projektit janë një nga më të mirët në teknologjitë e reja dhe për transformimin digjital në BE me autoritetet lokale, ndërsa pjesëmarrësit e ngjarjes nga K4I dhe Archers janë think-thank në Parlamentin Evropian me deputetë të BE-së dhe komisarë të BE-së.

Motoja e projektit është “Shkaqet e dijes”, që nënkupton bashkëpunimin trepalësh të sektorit akademik, publik dhe privat është një kornizë konceptuale që përfaqëson ndërveprimin dhe integrimin e tre komponentëve kryesorë: arsimit, kërkimit dhe inovacionit. Ky model thekson ndërlidhjen dhe forcimin e ndërsjellë të këtyre elementeve për të nxitur rritjen ekonomike, përparimin social dhe krijimin e një ekonomie të bazuar në njohuri.

“Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është kancer me metastaza që çdoherë pengon progresin”

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, 31 vite shtet, përgjatë gjithë kësaj periudhe është përballë me luhatje e lëkundje të ndryshme që kanë dridhur edhe rrënjët e shtetit, por ja që të gjitha këto kanë qenë edhe të përballueshme e tejkaluese. Por, ajo që nuk po kalon dot e për të cilën mund të konstatohet lirshëm se është “sëmundje” kancerogjene që po dëmton në palcë shtetin tonë, është korrupsioni. Temë e stërfolur por pa ndonjë epilog konkret, komisione të shumta, apele të veçanta, veting i premtuar për çdo vit, e çka jo tjetër, vetëm për t’i shpallë luftë korrupsionit.

Megjithatë, një luftë e tillë ende nuk është parë në terren, ajo që publikohet në rrjete sociale dhe që thuhet në fushatë elektorale është krejtësisht tjetër dhe ka dallim të madh nga ajo që shihet në praktikë. Maqedonia e Veriut shtet i pavarur që 31 vite, që 17 vite shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ende nuk ka marrë datën për fillim të negociatave me BE-në. Kjo mbase edhe nuk po ndodhë rastësisht e as për inati të askujt, po ndodhë sepse Maqedonia e Veriut po ka problem serioz me korrupsionin, e që në BE nuk pranohen shtetet që kanë problem me korrupsionin.

Prandaj, ky fokus i kësaj qeveria është i rendit dhe i duhuri pasi përmes iniciativave të tilla vendit i rikthehet shpresa e gjelbërimit dhe qytetarëve i lehtësohet qasje deri te shërbimet e tyre pa qenë të rrezikuara nga “kushtëzimet” e pakuptimta për korrupsion.

Megjithatë, është e udhës që politikanët përgjegjës të kujdesen për ajrin e ndotur, për shkatërrimin e lumenjve nga bizneset me hidrocentrale të familjarëve të tyre, të kujdesen për mungesën e parqeve dhe hapësirave të gjelbërimit të cilat janë uzurpuar poashtu nga miqtë dhe familjarët e tyre duke betonizuar çdo cep të tokës. E pastaj mirë është të tërhiqen edhe investitorë të jashtëm edhe për makina elektrike edhe për gjithçka tjetër, por së pari të pastrohet terreni i brendshëm. /Zhurnal.mk