Agim Ademi mbetet kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës pritet të certifikojë kandidatët për kryetar.

Sipas burimeve të Klan Kosovës kandidati Gramoz Vokrri, nuk i ka valide të gjitha 15 nënshkrimet e siguruara për t’u kandiduar për të parin e federatës.

Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

Merret vesh se vendimi do të bëhet publik gjatë ditës.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill.