Ageler: Ky me të vërtetë është moment kyç për Gjykatën kushtetuese, mbani mend për kë punoni dhe përse jeni vendosur këtu

Shkup, 28 prill – Ky me të vërtetë është moment kyç jo vetëm për Gjykatën kushtetuse por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësi, dhe më me rëndësi, për qytetarët e këtij shteti, ju lutem, shfrytëzojeni këtë moment. mbani mend për kë punoni dhe përse jeni vendosur këtu. Ligjet në këtë shtet sado të jenë të komplikuara, duhet dhe mund të punojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq SHBA-ja e mbështetë punën e gjyqësisë me qëllim të sigurimit që drejtësia të mbetet e kapshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese.

Këtë e theksoi Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së, në fjalën hyrëse të tryezës së rrumbullakët “A na nevojitet Ligj pë Gjykatën kushtetuese?” që u mbajt në Gjykatën kushtetuese dhe që ka për qëllim të hapë debat për nevojën e sjelljes së një ligji të veçantë që do ta rregullonte punën e Gjykatës kushtetuese, përmes dialogut mes përfaqësuesve të institucioneve, shtresës juridike dhe sektorit civil.

Ajo e përshëndeti debatin e sotëm në Gjykatën kushtetuese, e cila tha se me futjen e opinionit, e rritë transparencën, ndërkaq ky është edhe fillimi për t’u vendosur sërish debati në gjyqësi dhe vendimet e saj.

“Transparenca jo vetëm që ndërton besim, por njëkohësisht mund të ndihmojë në prëforcimin e nevojës supreme për edhe rolin thelbësor të pavarësisë në gjyqësi. Kushtetuta bazohet në institucione demokratike në këtë shtet dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet. Roli i Gjykatës së pavarur kushtetuese është ta mbështesë këtë me vendimet e veta dhe ajo është jashtëzakonisht me rëndësi për një dmeokraci të shëndoshë. Nuk besoj se po ekzagjeroj kur them se ky me të vërtetë është momenti kyç jo vetëm për Gjykatën kushtetuese, por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësi dhe më me rëndësi për qytetarët e këtij shteti. Ju lutem, shfrytëzojeni këtë moment, ju lutem mbani mend se për kë punoni dhe përse jeni të vendosur këtu dhe ju lutem, për ata të cilët jeni gjykatës, mbani mend dhe kujtojeni betimin që e dhatë, ndërsa për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët kudo në gjyqësi dëshiroj ta shihni këtë procedurë. Ligjet në këtë shtet sado të jenë të komplikuara, duhet dhe mund të punojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq SHBA-ja e mbështetë punën e gjyqësisë me qëllim që të sigurojë drejtësia të mbetet e kapshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese”, porositi ambasadorja Ageler e cila njëherit i përshëndeti përpjekjet e të gjitha institucioneve dhe individëve të cilët vazhdojnë të kërkojnë llogaridhënie nga përgjegjësit për tragjedinë e tmerrshme në Koçan.

Në tryezën e rrumbullakët folën edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetari i Gjykatës kushtetuese, Dako Kostadinovski, euroambasadori Mihalis Rokas dhe ambasadorja gjermane, Petra Dreksler.

Është paraparë prezantim i gjetjeve nga analiza për nevojën e miratimit të Ligjit për Gjykatën kushtetuese, përpiluar në kuadër të projektit të finanvcuar nga BE-ja, me folësit Karsten Manke, lider ekipi dhe ekspertët juridik Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikollovska.

Qëndrimet e gjykatësve nga Gjykata kushtetuese do t’i arsyetojnë gjykatëset Ana Pavllovska-Daneva dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, përderisa, mendime nga përfaqësuesit e shtresës juridike do të ndajnë profesorët Tanja Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoska.

Nga sektori civil qëndrime do të paraqesin Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Tërpevski nga Asociacioni i juristëve të rinj të Maqedonisë.