Afrim Gashi takon Alain Berset, fokus forcimi i demokracisë dhe bashkëpunimit
Shkup, 07 maj, medial.mk/ – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli i Europës, Alain Berset, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit, sfidat demokratike dhe prioritetet me të cilat përballet kontinenti evropian.
Gjatë takimit, Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm që Këshilli i Europës i ofron Maqedonisë së Veriut, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike.
“Shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Këshillit të Europës, ndërsa rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike”, deklaroi Afrim Gashi.
Në takim u diskutua edhe për iniciativën “New Democratic Pact for Europe”, e cila synon forcimin e demokracisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e dialogut demokratik dhe të vlerave themelore evropiane, paralelisht me procesin e integrimit evropian të vendit.
“Kuvendi ynë, bashkë me përpjekjet për integrimin europian, do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e dialogut dhe vlerave fondamentale të demokracisë”, theksoi Afrim Gashi.

