Afganistani e ndaloi kultivimin e afionit

Talebanët në Afganistan sot ndaluan kultivimin e afionit dhe bimëve tjera  nga të cilat fitohen lëndë narkotike.

“Sipas dekretit të liderit suprem të Emirateve Islamike të Afganistanit, të gjithë afganët janë informuar se tani e tutje kultivimi i afionit është rreptësisht i ndaluar në të gjithë vendin”, thuhet në urdhrin e liderit suprem të talebanëve Haibatullah Akunajada.

Shkelësit do të ndiqen penalisht sipas ligjit të Sheriatit dhe të korrat do të asgjësohen.

Gjithashtu ndalohet edhe përdorimi ose transporti i drogave narkotike.

Kombet e Bashkuara thonë se prodhimi i opiumit në Afganistan është rritur muajt e fundit.