Adoleshenti i Dortmundit, Tom Rothe vendos një rekord të madh në Bundesliga

Adoleshenti i Borussia Dortmundit, Tom Rothe është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesligës për një debutues, pasi shënoi në ndeshjen e tij të parë në kampionatin elitar gjerman.

Dortmundi fitoi thellë me rezultat 6-1 ndaj Wolfsburgut të shtunën pasdite në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.

Golat për verdhezinjtë i shënuan nga Rothe (24’), Axel Witsel (26’), Manuel Akanji (28’), Emre Can (35’) dhe Erling Haaland (38’, 54’).

Megjithatë, goli i parë fitoi gjithë vëmendjen pasi vendosi një rekord të ri në Bundesliga.

Me vetëm 17 vjet e 169 ditë, Rothe bëri histori kur shënoi golin e parë në ndeshjen e tij debutuese në Bundesliga, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në debutim.

Duke folur më pas, adoleshenti pranoi se përvoja ishte “e mrekullueshme” dhe u përpoq të tregonte ndjenjat e tij pas debutimit me skuadrën e parë.

“Kur mbaron këtu vetë, është fantastike. U eksitova. Është e papërshkrueshme”, ka thënë Rothe për Sky Sport Germany pas debutimit të tij mbresëlënës.

Adoleshenti ishte modest në vlerësimin e performancës së tij, duke shtuar thjesht me humor të mirë: “Shkoi mjaft mirë!”.