Administrata e Bajdenit përpiqet për normalizimin e furnizimit me qumësht artificial për foshnje

Sekretari i Departamentit për bujqësi të SHBA-së Tom Villsak, dje në Indianapolis priti një aeroplanë transportues me 35.400 kilogram qumësht artificial për foshnje nga Evropa. Në periudhën e kaluar ky produkt ishte mungesë e madhe në SHBA.

Dërgesa është pjesë e Administratës së Badjenit të menaxhojë me problemin dhe të normalizojë furnizimin e qumështit në pluhur për ushqimin e foshnjave. Mungesa është shkaktuar nga mbyllja e fabrikës së kompanisë farmaceutike “Abot”, një nga prodhuesit më të mëdhenjtë të qumështit në pluhur për foshnje në SHBA, që duhej të ndërprente prodhimtarinë për shkak shkaqeve të sigurisë.

Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) këtë vit në shkurt ka gjetur baktere në formulën e “Abot” dhe ka rekomanduar kujdesshmëri për shkak ushqimit të pasigurt të mundshëm.

Pas kësaj, “Abot” vullnetarisht ka ndërprerë prodhimtarinë në fabrikën në Miçigen dhe ka tërhequr nga përdorimi në sasi të mëdha të qumështit pluhur si “Similak”, “Alimentum” dhe “Elekear” me çka SHBA në periudhën e kaluara u ballafaqua me mungesa.

Administrata e Bajdenit tani po përpiqet të gjejë furnizues alternativ dhe të rregullon krizën me furnizimin me qumësht në pluhur.