Adelina Ismaili vihet në siklet ndërsa pyetet nga dëgjuesi i radios se si i ka raportet me Leonora Jakupin?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku përballë gazetares Edita Doli ndau me publikun planet për të shënuar 40-vjetorin e karrierës së saj artistike.

Adelina, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër figurat më ikonike të estradës shqiptare, zbuloi se përvjetorin e karrierës do ta shënojë me katër projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen gjatë këtij viti.

Gjatë intervistës, dëgjuesve të emisionit “Radar” iu dha mundësia të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren. Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo e një dëgjuesi, i cili kërkoi të dijë për raportet mes dy ikonave, siç i quajti ai, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.