ACER: Maqedonia e Veriut 100% e varur nga gazi natyror
Shkup, 8 shkurt – Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia janë më të varura nga gazi rus mes të gjitha vendeve evropiane, tregojnë të dhënat nga Agjencia për bashkëpunim të rregullatorëve energjetikë të Bashkimit Evropian (ACER).
Vendi, sipas të dhënave të ACER të publikuara javën e kaluar, është 100 për qind e varur nga gazi natyror. Nga vendet në rajon varësia e Serbisë nga gazi rus është 89 për qind, e Bullgarisë 77 për qind, Sllovenisë 51 për qind…. Më e varur nga gazi natyror nga vendet e Evropës Perëndimore është Finlanda me 94 për qind, ndërsa më pak e varur është Franca me 24 për qind.
“Ndërlidhja me gaz me gazin natyror me Maqedoninë e Veriut është përmes Bullgarisë. Maqedonia e Veriut planifikon së shpejti të ndërtojë interkonektor për gaz me Greqinë, projekt me rëndësi strategjike për vendin që do ta përmirësojë sigurinë energjetike dhe do të mundësojë diversifikim të furnizimit me gaz”, thonë nga ACER.

