Abazoviq bëhet anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe i mandatuari për krijimin e Qeverisë së 43-të malazeze, Dritan Abazoviq, është bërë anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR).
ECFR është një nga organizatat më të njohura që angazhohet në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane.
Abazoviq u bë anëtar me ftesë të bashkëkryesuesve të ECFR-së, Karl Bildt, Like Fries dhe Norbert Rotgen.

