Abazoviç: Qeveria e re, në frymë tërësisht Europiane

Mali i Zi së shpejti pritet që të bëhet me Qeveri të re. Mandatari Dritan Abazoviq është shumë afër marrjes së timonit të Qeverisë se re e cila do të jetë me frymë Europiane. Në pritje të marrjes së votave në Kuvend, ekskluzivisht për TVM2, Abazoviq thotë se është harxhuar shumë kohë për arritjen e shumicës parlamentare, pasi kërkohet konsensus më i gjërë.

“Në këtë moment e kam rolin e mandatarit që mundohet të afroj sa më shumë parti të ndryshme dhe interesa të ndryshme në një qeveri e cila duhet me qenë funksionale dhe e cila duhet me tregu një frymë Evropiane. Në këtë moment mund të them se jemi shumë afër.”, tha mandatari i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Abazoviq paralajmeron se nëse ai arrin të merr mandatin, do të luftojë për të gjith qytetarët pa dallim. Secili do e merr atë që i takon me ligj sepse kështu arrihet shoqëri funksionale thotë ai.

“Nëse unë arri deri te posti kryeministrit unë ka me qenë Kryeministër që nuk ban kurfar dallimesh ndërmjet popujve të cilët jetojn në Malë të Zi. Unë luftoj për qytetarët edhe për të drejtat e tij, nuk më intereson shumë se si e ka emrin, mbiemrin e çfar tradite ka. Gjithsecili duhet t’i shfrytëzojë mundësit e veta që ja garanton ligji dhe Kushtetuta.”, tha Abazoviç.

Abazoviç është i mendimit se në Ballkan nuk duhet të bëjm përpjekje për kufi pasi që ato janë vij administrative sin ë tër botën, por duhet të punohet shumë për  kufi të padukshëm që të jetë më i lehtë aksesi ndërmjet shteteve. Intervista ekskluzive me mandatarin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç,  është realizuar në kuadër të emisionit “Ballkan  View- Vështrim i përbashkët drejt Europës”, një bashkëpunim mes TVM 2 dhe BIRC.