A u ngjasojnë vërtet qentë pronarëve të tyre?

Shkencëtarët kanë zbuluar që kanakarët marrin tiparet e pronarëve

Ekspertët e Universitetit në Michigan dëshironin të hulumtonin se cilat tipare mund t’i mësojë qeni nga pronari i tyre.

Është zbuluar që qentë e njerëzve ekstrovertë të cilët janë komunikues, të hapur dhe krijojnë lehtë njohje të reja, do të bëhen gjithashtu të dashur dhe të këndshëm ndaj qenve të tjerë, por edhe ndaj njerëzve.

Qentë e njerëzve introvertë, domethënë personave më të mbyllur, edhe pse janë adoptuar si këlyshë të hareshëm dhe të lumtur, do të bëhen më pak të shoqërueshëm..

Kjo është e mundshme madje edhe te racat të cilat janë të njohura për qetësinë dhe dashamirësinë e tyre.

Qentë që jetojnë me njerëzit janë goxha të njëshëm ndaj aksioneve dhe ndjenjave njerëzore. Ndonjëherë thuhet që dinë të “lexojnë” se si ndihet pronari, por madje mund edhe t’i kopjojnë zakonet, sjelljet dhe karakterin e pronarëve.

Kështu mund të ndodhë që këlyshi i cili është në shoqërinë tuaj ka vrapuar gjysmën e oborrit, për një minutë është bërë dembel.

Në karakterin e qenit, më së shumti ndikojnë njerëzit të cilët i dresojnë derisa janë këlyshë.

Shkencëtarët austriakë kanë zbuluar që qeni mund të shfaqë emocione negative dhe ankth pronarit, por që ai njësoj mund të ndikojë fuqishëm edhe në emocionet dhe qëndrimet e njerëzve.

Qentë miqësorë dhe të përkëdhelur mund të rrisin disponimin e njerëzve të trishtuar dhe t’i relaksojnë ata.

Në këtë hulumtim, pronarët fillimisht u pyetën, për të përcaktuar nëse ata posedojnë ndonjë nga këto pesë tipare: neuroticizëm, ekstroversion, hapje ndaj përvojave të reja, pajtueshmëri dhe ndërgjegje. Personaliteti i qenve u testua gjithashtu duke përdorur forma të standardizuara dhe qindra qen morën pjesë në studim, i cili përfshinte matje të rrahjeve të zemrës dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve, bazuar në ekzaminimin e një kampioni pështyme, i cili tregon nivelin e kortizolit, hormonit të stresit në trup.

Dr. Iris Schoeberl nga Universiteti i Vjenës, e cila udhëhoqi studimin e lartpërmendur, tha se pronarët dhe qentë ndikojnë në njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për reagimin ndaj emocioneve ose situatave të caktuara. Megjithatë, ndikimi i njeriut tek qeni është më i madh.