A rrezikohet fillimi i vitit shkollor nëse nuk vaksinohen të gjithë mësimdhënësit?

Shkup, 11 gusht – Nëse masat restriktive e kufizojnë prezencën e qytetarëve të pavaksinuar nëpër objekte gastronomike, atëherë me siguri do të kufizohet dhe prezenca e mësimdhënësve të pavaksinuar në shkolla duke filluar nga 1 shtatori. Duke patur parasysh që 40% e mësimdhënësve nuk janë vaksinuar ende, atëherë ka gjasa që të rrezikohet edhe mësimi me prezencë fizike. Kështu, Maqedonia për vitin e dytë me radhë do të zhvillonte mësimin nga shtëpia, shkruan Zhurnal.

Nga Ministria e Arsimit thonë se kanë tre skenare për mësimin varësisht nga gjendja epidemiologjike, ndërsa nuk kanë plane edhe për mësimdhënësit e pavaksinuar. Nga ana tjetër mësimdhënësit kanë ngelur të hutuar nëse do të fillojnë me punë apo jo.

Në tre javë para fillimit të vitit shkollor, vala e re e korona virusit përsëri ka sjellë të panjohura dhe dilema, nëse mësimi do të fillojë me prezencë fizike, ashtu siç është dhe qëllimi i ministrisë.

Masat e reja të Qeverisë, të sjellura me kërkesë të komisionit për sëmundje ngjitëse, edhe pse në to nuk është konkretizuar nëse edhe shkollat bëjnë pjesë në masat e reja, por gjithsesi thuhet se në shtator përsëri mësimi nuk do të fillojë tërësisht me prezencë fizike. Gjithsesi, nëse deri atëherë nuk ndryshojnë masat shëndetësore, gjegjësisht nëse nuk ndryshon gjendja, diçka për të cilën epidemiologët dyshojnë.

Dilema e parë është nëse do të mund të hyjnë në shkolla 40% e mësimdhënësve të pavaksinuar. Nga MASH njofotjnë se deri tani rreth 60% e kuadrit mësimdhënës është vaksinuar, shkruan Zhurnal.

Ndonëse në vend temperaturat sillen rreth 40 gradë, kjo nuk i ndalon qytetarët të presin radhë për vaksinim, vetëm e vetëm të mos ngelin pa një espresso ose pije të freskët. Ndalimi i hyrjes së qytetarëve të pavaksinuar në kafene dhe restorante, ka rritur numrin e qytetarëve të vaksinohen.

Disa prej mësimdhënësve mes vete shprehin frikën e tyre prej vaksinimit, ndërsa të vaksinuarit kanë frikë se e gjithë bara do të bie mbi ta. Kështu, të pavaksinuarit ndoshta do të ishin më të privilegjuar. Nga Ministria thonë se po bëjnë përgatitje intensive prë vitin e ri shkollor dhe kanë parasysh rreziqet nga pandemia, e kështu janë në bisedime të vazhdueshme me MSH-në.

I pari skenar për të cilin po përgatiten nga Ministria e Arsimit, është hapja e tërësishme e shkollave dhe të gjithë nxënësit të kthehen në shkolla. Skenari i dytë parashehmësimi të jetë si vitin e kaluar ndërsa skenari i tretë është rotacioni i nxënësve në një javë me pjesmarje fizike në shkolla, që të mos mbyllen tërësisht. Cila do të zbatohet dotë varret nga gjendja epidemiologjike.

Për fillimin e vitit shkollor interes të madh ka gjithashtu edhe tek prindërit të cilët me shumë brengosje e ndjekin situatën me pandeminë.//Zhurnal.mk