A mund të quhen vezët produkte bulmeti?

Dihet se vezët janë një element kryesor për shumë receta, ato janë të gjithanshme në kuzhinë dhe preferohen shumë nga çdo moshë.

Ndërsa zgjidhni artikuj të ndryshëm në raftet e marketit, mund të keni vënë re se shpesh vezët renditen pranë produkeve të bulmetit.

E kështu vetëvetiu mund t’ju ketë lindur edhe pyejta, nëse janë apo jo produkte bulmeti.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, AgroWeb.org ju njeh më poshtë se cilat produkte quhen produkte bulmeti dhe nëse vezët bëjnë pjesë në këtë klasifikim.

Çfarë konsiderohet një produkt bulmeti?
Qumështin ne e marrim nga kafshë si lopët, dhitë apo delet, dhe çdo produkt tjetër që përftohet nga qumështi klasifikohet si produkt bulmeti. Shembujt përfshijnë gjalpin, akulloren, djathin dhe kosin. Pra, mund ta shihni qartë se vezët nuk konsiderohen produkte bulmeti. Vezët prodhohen nga zogjtë, të cilët nuk janë gjitarë, dhe nuk mund të prodhojnë qumësht.