A e dini se të gjitha pandat nëpër kopshtet zoologjike në botë janë në huazim nga Kina
Arushat Panda janë një ndër kafshët më të lezetshme që ekzistojnë. Ato ndoshta janë të egra dhe mund të lëndojnë por janë kafshë të rralla që nuk mund ti gjeni gjithkund.
Një kuriozitet që ndoshta deri tani nuk e dinit, është se të gjitha Pandat që mund ti keni parë nëpër kopshtet zoologjike gjithandej botës, janë thjeshtë në huazim nga shteti kinez. Nëse diku lindë një Panda e vogël, me marrëveshje ajo dërgohet përsëri në Kinë për të ndihmuar në zgjerimin e gjeneve, informon Zhurnal.
Këto kafshë zakonisht gjenden në pyjet e Kinës në një popullatë të shëndetshme. Ato dërgohen në huazim në kopshte të ndryshme zoologjike ndërsa mund ti gjeni në SHBA, Kanada, Meksikë, Austri, Spanjë, Australi, Singapor e shumë vende tjera por asnjëra nuk është pronë e atij shteti, të gjitha janë në posedim të Kinës.
Kjo çështje filloi në vitin 1950 kur Qeveria e Kinës u dhuroi disa panda qeverive të tjera për të përmirësuar marrdhëniet e tyre.
Përshembull, Kina si shenjë falenderimi për vizitën e presidentit amerikan Nikson në Kinë, SHBA-ve u dhuroi dy panda gjigande të quajtura Ling-Ling dhe Hsing-Hsing./Zhurnal.mk

