A e dini se Struci i ka sytë më të mëdhenj se truri?

Ju mund të keni parë një struc nëpër kopshtet zoologjike, por pak dini informata për to.

Në vijim, Agjencia e lajmeve Zhurnal do t’ju njoftojë me disa fakte interesante për strucat. Si kuriozitet, syri i një struci, është më i madh se sa truri i tij.

Syri i një struci është i madh rreth 5cm që i bie se kanë pesë herë sy më të mëdhenj prej njerëzve. Ata kanë vizion fantastik, të mprehtë, duke i lejuar që të dallojnë grabitçarët para se të afrohen shumë.

Një studim i vitit 2008 tha se truri i një struci është më pak i zhvilluar në krahasim me trurin e rosës, patës dhe lejlekut. Truri i strucit është rreth 3,8 cm i gjerë.

Ndërsa truri i strucit mund të jetë paksa i vogël, sytë e tyre janë dukshëm më të mëdhenj në krahasim me krijesat e tjera, duke sugjeruar se janë sytë me përmasa të pazakonta, shkruan Zhurnal.

Tjera fakte interesante për strucin që mund t’u interesojnë:

Struci mund të vrapojë me shpejtësi deri në 64km/h

Vetëm dinosaurët kanë patur vezë më të mëdhenj se struci. Një vezë e strucit mund të jetë e madhe deri 15cm ndërsa mund të përmbajë rreth 2000 kalori.

Strucat në të vërtetë, ashtu siç thuhet mes njerëzve, nuk e futë kokën në rërë për t’i shpëtuar rrezikut. Nëse struci ndjenë nevojën për t’u fshehur nga grabitqarët, ai do të shtrihet në tokë./Zhurnal.mk