A e dini se Muriqi sivjet ka shënuar më shumë gola se Vinicius JR dhe më shumë se Benzema?
Një kuriozitet interesant por në futboll topi është i rumbullakët, kështu që ndonjëherë ajo që më së paku e prisni, ajo ndodhë. Në la liga të Spanjës, besoni apo jo, sivjet sulmuesi kosovar i Mallorcas, ka shënuar më shumë gola se sa Vinicius Junior i cili kap vlerën prej 120 milion eurove, dhe më shumë se Benzema, fitues i topit të artë, shkruann Zhurnal.
Në 14 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në La Liga, Vedat Muriqi renditete i treti në listën e goleshënuesve më të mirë, duke ndarë pozitën e dytë së bashku me Bruno Iglesias të Betisit, të cilët të dy kanë shënuar nga 8 gola. Bruno mbanë vendin e dytë përshkak se ka regjistruar dy asiste ndërsa Muriqi vetëm një.
I pari në renditje gjendet Lewandowski i Barcelonës me plot 13 gola dhe 4 asist.
Vinicius Junior ka shënuar vetëm 6 gola deri më tani ndërsa Benzema 5. Nga top lojtarët më poshtë gjenden gjithashtu edhe Griezmann dhe Morata të dy nga 5 gola.
Muriqi deri tani ka arritur t’iu shënojë Atletiko Madridit, Villarealit, Espanjolit, Valencias, Elches, Realit të Madridit, Rayo Vallecanos dhe Betisit.
Muriqi gjithashtu ka shënuar edhe 5 gola me Kosovën.
Ndryshe klubi i Mallorcas ka bërë të ditur se kush dëshiron të blejë kartonin e Muriqit, duhet të paguajë plot 50 milion euro. Ata e cilësojnë lojtarin kosovar si lojtar kyç i klubit ndërsa tifozët vetëm se kanë rënë në dashuri me lojën dhe golat e tij./Zhurnal.mk

