A do të ndërmer masa dhe sanksione Maqedonia ndaj Rusisë? Flet Arsovski
Shkup, 23 shkurt – Maqedonia e Veriut është në linjën e arritjes së harmonizimit prej 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian në lidhje me pakon e sanksioneve të BE-së e cila paralajmërohet kundër Rusisë, konfirmoi zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski.
“Qeveria plotësisht do të diskutojë dhe do të vendosë. Për këtë opinioni do të informohet”, tha Arsovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
I pyetur nëse vendi është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina nëse shpërthen konflikt ushtarak me Rusinë, zëdhënësi qeveritar potencon se vendi disa herë ka treguar zemër të hapur, gatishmëri dhe ndihmë në situata të tilla dhe të ngjashme.
“Qeveria do të ofrojë ndihmë edhe në rast të përshkallëzimit në Ukrainë. Të gjitha përpjekjet janë në drejtim të mos ndodh kjo. Sot kryeministri Kovaçevski do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal. Mes tjerash edhe kjo do të jetë një nga temat. Pas këtij kontakti Qeveria do të bëjë vlerësim dhe do të kemi më shumë informata në lidhje me ndihmën që mund ta ofrojë shteti”, tha Arsovski.
Ai informon se Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për situatën e sigurisë brenda dhe rreth Ukrainës dhe e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në koordinim me institucionet kompetente t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurim të anëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut pranë Misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë.
Siç tha Arsovski për momentin vëzhguesit tanë janë të sigurt dhe i kryejnë obligimet e tyre të rregullta.
“Megjithatë, në rast të përkeqësimit plotësues të situatës lind nevoja nga angazhimi i shpejtë dhe efikas në drejtim të sigurimit të sigurisë së tyre”, tha Arsovski dhe shtoi se bëhet fjalë për 30-të njerëz.
Theksoi se Ambasada jonë në Kiev ka evidentuar shifër prej 100 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët i kanë dorëzuar të dhënat e tyre se qëndrojnë në Ukrainë.
“Prej tyre deri dje në vend janë kthyer trembëdhjetë”, saktëson Arsovski.