A do të kthehet në politikë? Flet ish kryeministri Zaev

Tetovë, 18 tetor – Ish kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk ka më qëllim t’i kthehet politikës. Kjo ishte përgjigja e tij në pyetjen e gazetarëve në Tetovë ku mori pjesë në një panel diskutim lidhur me krizën energjetike.

“Nuk kam qëllim të kthehem në politikë dhe t’ua lehtësoj disa njerëzve edhe përshkak fondacioniz Zaev, edhe përshkak aktiviteteve të mia shoqërore, unë e dua popullin tim, e dua shtetin. Nuk kam qëllim të kandidohem për president. Njëzet vjet jam në politikë, do t’i ndihmojë kësaj qeverie dhe çdo qeveri e ardhshme ka trashëgimi nga unë, kam sjellë vendime të rëndësishme. Dua të ketë sukses populli im, të ketë sukses shteti. Është mirë të spastrohemi. Nuk flas vetëm kur isha politikan, për opozizën time të atëhershme dhe për njerëzit e mij nga LSDM, dhe për partnerët e koalicionit edhe për opozitë-Zaev nuk do të vazhdojë. Ja edhe një çështje e rëndësishme temat e rëndishsme t’i përcjellim, kjo temë ndoshta dikujt do t’ia lehtësojë, por njerëzve u intereson mbijetesa, diçka që sot po ndodhë”, theksoi Zaev./Zhurnal.mk