A do të ketë rritje më të madhe se 12% për rrogat e mësimdhënësve? Pritet përgjigje nga Min.Financave

Shkup, 6 maj – Për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim më shumë se 12 për qind të ofruara nga Qeveria nevojiten llogaritjet nga Ministria e Financave për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani nuk disponon me të dhëna, kumtoi lideri i SASHKU-ut, Jakim Nedelkov pas raundit të sotëm të negociatave me MASH-in në kuadër të afatit dhjetëditor për harmonizim që filloi të enjten e kaluar.

“Vijmë deri në disa qëndrime të përbashkëta. Megjithatë ka nuanca të mendimit për rritje shtesë të përqindjes prej 12 për qind, megjithatë kur, për sa etj, këto janë detaje të cilat ende jemi duke i konfirmuar dhe për fat të keq as ministri nuk mund të dalë zyrtarisht me qëndrim sepse ende nuk ka informacione të sakta nga Ministria e Financave”, deklaroi Nedelkov.

Sipas tij, negociatat mund seriozisht të prishen nëse të punësuarve nuk u paguhen mëditjet për ditët kur ishin në greva.

“Kemi bërë kërkesë ose iniciativë tek MASH për pagesën e mëditjeve në bazë të marrëveshjes kolektive. Kemi bazë për këtë dhe jemi të sigurt se do të paguhen në veprimtarinë e arsimit. Për fat të keq, kemi problem në punë dhe politikë sociale, që mund të jetë problem serioz për prishjen e procesit të negociatave”, shtoi Nedelkov.

Dhjetë ditët e para të afatit ligjor të parapara për ndërmjetësim për zgjidhjen e kontestit skadon të dielën kur do të ketë rreth të ri të negociatave midis SASHK-ut dhe MASH-it.

Afati i ndërmjetësimit është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe nëse nuk arrihet marrëveshje gjegjësisht njëra nga palët nuk është e kënaqur, negociatat do të vazhdojnë për edhe dhjetë ditë.

Më 28 prill SASHK-u kumtoi se grevën e cila filloi më 11 prill, do ta lërë në pritje dhe mësimi do të vazhdojë, pasi ka marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për dispozitë ligjore për zgjidhje të qetë të kontestit me ndërmjetësimin.