A do të gjejë bashkësia ndërkombëtare “buldozer diplomatë” për të rrëzuar murin e VMRO-së të “betonuar” me kushte të reja për ndryshimet kushtetuese?

Shkup, 19 qershor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristojan Mickovski, ka “betonuar” edhe një herë qëndrimin e tij dhe të partisë së tij, se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën “diktatin bullgar”.
“Unë kam dhënë dy propozime daljeje që bazohen mbi të gjitha në mbrojtjen e interesave kombëtare, identitetit dhe gjuhës sonë dhe që përmbajnë edhe garanci për vazhdimësinë e së ardhmes sonë europiane. Pas dy javësh, duke shmangur nga ana e tyre të thonë se cilin propozim e zgjedhin, është e qartë se ata refuzuan një shans historik për të ardhmen e Maqedonisë, zgjodhën të punojnë për veten e tyre duke shtyrë një diktat bullgar”, përsëriti Mickoski për të satën herë.

Pas takimit të fundit të liderëve, respektivisht takimit mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Mickovskit, u krijua përshtypje se VMRO-DPMNE ka filluar të lëshojë pe lidhur me ndryshimet kushtetuese. Mirëpo me kushtet që kërkon të plotësohen paraprakisht, Mickovski në fakt shkon në drejtim të forcimit të kundërshtimit, e jo të zbutjes, vlerësojnë analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

“Kështu siç qëndrojnë punët tani mendoj se ndryshime kushtetutese për t’i filluar negociatat me BE-në nuk do të ketë. Mickovski në takimin e liderëve edhe vetë deklaroi se ndryshimet janë të pranueshme me disa kushte shtesë, për të cilat edhe vetë e din se janë të pamundur për t’u plotësuar.
Mendoj se pas këtij qëndrimi të tij fshehet një truk drejtuar elektoratit se gjoja ai diçka propozon, por ja LSDM punon nën diktatin bullgar dhe prandaj refuzon propozimin e tij”, vlerëson gazetari Aco Kabranov.
Sipas tij, një çështje strategjike për shtetin, siç është anëtarësimi në BE, Mickovski po e shfrytëzon për t’i bë vetes promovim se sa na qenkan patriotë përballë “tradhtarëve nga LSDM-ja dhe nga partitë shqiptare”.
“Për fat të keq, kjo lojë e tij e pistë është në dëm të gjithë neve, qytetarëve të Maqedonisë”, shton Kabranov.

Në opinion qarkullojnë akuza dhe dyshime të shumta për sponozorime nga qarqe të huaja të qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së, që konsiderohen si pengesë për fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.

“Publikisht e pyes Mickovskin: Llogaria e VMRO-DPMNE-së është e bllokuar. Kush e financon propagandën tënde publike anti BE-së?”, pyet Tito Beliçanec, nga fakulteti juridik në Universitetin e Shkupit, duke bë apel edhe tek organet kompetente që të fillojnë hetime për funksionimin financiar të VMRO-DPMNE-së si subjet juridik.

Kolumnistja Ana Çupeska mendon se duke “pështyrë” kundër politikës bullgare, në fakt VMRO-DPMNE po i shërben asaj politike. Njëkohësisht shpreh dyshimin se në këtë mënyrë, dikush brenda VMRO-DPMNE-së po e fut në kurth edhe Mickovskin.

“Ai që më së tepërmi pështyen kundër politikës bullgare, punon në interesin e saj. Kush po pështyen? Ata që gënjejnë se janë duke mbrojtur identitetin maqedonas, nga gjoja diktat bullgar. Ata poashtu gënjejnë se Korniza negociuese është kornizë e modeluar nga bullgarët. Ata ende në pres konferenca thonë se Marrëveshja e Prespës nuk i ka sjellur asgjë të mirë vendit por përkundrazi, ka sjellur korrupsion dhe krim…

Meqë nuk ekziston sqarim logjik dhe racional për hapat që i ndërmarrin, kam filluar të kem frikë se partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është okupuar nga figura diaboolike të cilët sikur kanë tendencë qëllimkeqe ta harxhojnë politikisht Micko Vojvodën dhe qëllimisht ta shtyjnë drejt humbjes “, vlerëson Çupevska.

E deri sa po zhvillohen debate të pandërprera “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese, vazhdon të skadojë afati i parashtruar deri në fund të nëntorit për ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.

Për këtë arsye, pjesën proevropiane të opinionit në vendin tonë ka filluar ta kaplojë frika se çka do të ndodhë nëse na ik ky afat. Dilemat janë nga më të ndryshmet: nga ato se do të fitojmë një afat tjetër, deri tek ato se mospërmbushja e obligimeve deri në nëtor, mund të pasohet nga zhvillime që nuk janë të mirë të ardhmëisë së vendit. Në këtë situatë, shpresat mbeten tek “buldozer diplomacia” perëndimore. Kjo lloj diplomacie deri tani disa herë ka shpëtuar vendet e Ballkanit nga gremina, kurse duket e nevojshme për momentin edhe në vendin tonë.

“Ndoshta do të ketë buldozer-diplomaci në moment të fundit, do të vijnë në vendin tonë për të na bindur ‘politikanë të kategorive të rënda’, por unë nuk jam më optimist se do të arrijnë qëllimin që ta ndryshojnë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe Mickovskit”, shprehet Aco Kabranov, duke shtuar:

“Mendimi im është se prapa këtij qëndrimi të tij të fortë, respektivisht refuzimit që të votojnë ndryshimet kushtetuese Mickovski nuk është i vetëm por ka përkrahje edhe nga forca të jashtme edhe atë jo vetëm nga forca ruse, siç supozojmë, por edhe nga shtete për të cilat mendojmë se fuqimisht e përkrahin Maqedoninë e Veriut që të bëhet anëtare e plotëfuqishme e BE-së”. /Zhurnal