A do të arrij Makron të bind Bullgarinë ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut?

Shkup, 8 qershor – Jemi në muajin qershor fundi i të cilët muaj përcakton fillimin e një kapitulli të ri për vendin dhe rajonin. Samiti i qershorit është vendi dhe koha ku do të vendoset nëse Bullgaria do të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe do t’i hap rrugë procesit eurointegrues për RMV-në dhe Shqipërinë. Për këtë liderët evropian nuk po qëndrojnë duarkryq me çka në mënyrë direkte është involvuar presidenti i Francës, Emanuel Makron. I cili ka biseduar përmes telefonit me presidentin bullgar Rumen Radev dhe me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski. Makroni është shprehur i gatshëm t`i takojë në Paris, Kovaçevskin dhe Radevin, kur të vijë koha me qëllim të arritjes së marrëveshjes dypalëshe që do të mundësonte hapjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndodhen në prag të vendimit të shumëpritur për sa i përket përpjekjeve maksimale për të marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Tani kanë filluar ethet e qershorit, ku vendet ndodhen përballë spekulimeve, ideve të ndryshme që plasohen në opinion, me çka ndikon që qytetarët e dyja vendeve janë skeptikë dhe të hutuar.

Se a do ta heq Bullgaria veton deri në fund të qershorit mbetet një enigmë që ende nuk po dihet, në kulmin e marrëdhënieve të mira u kapën njerëz të punësuar nëpër institucione të të dyja vendeve që punonin kundër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Kjo flet që një marrëveshje e tillë e cila do të hapte rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE i pengon ndokujt prandaj edhe janë të angazhuar të pengojnë një skenarë të tillë.

Rast i fundit që ka ndodhur si tregues i asaj që ka të angazhuar special që të prishin një marrëveshje të mundshme mes dyja shteteve është djegia e Qendrës Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir.

Por, sërish është interesi strategjik i pashmangshëm dhe shpëtim i vetëm për zhvillim që nuk lejon dorëzimin e shteteve edhe krahas gjitha barrierave. Megjithatë, tani më është koha kur besimi i qytetarëve vetëm se ka filluar të ulet për sa i përket pritjeve të gjata e pa afat për një anëtarësim në BE, tani duhet të veprohet me vigjilencë e të mos humbet një mundësi kur pritjet janë në nivel dhe asesi nuk duhet të vijë një kohë kur qytetarët do të dëshprohen pafundësisht e as që do të shpresojnë e besojnë më në vlerat e Bashkimit Evropian.

Emanuel Makron ka biseduar përmes telefonit me presidentin bullgar Rumen Radev dhe me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski. Macron është shprehur i gatshëm t`i takojë në Paris. Pallati i Elyzesë ka rikujtuar se Franca që kryeson BE-në deri më 1 Korrik, tashmë disa javë mbështet kërkimin e një zgjidhjeje midis dy vendeve.

 “Gjatë bisedës Presidenti i Francës ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes në mes dy palëve që do të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që deklarohen se i përkasin bashkësive dhe pakicave të tjera. Presidenti ka shprehur gatishmëri të takohet me autoritetet bullgare dhe ato maqedonase në Paris në kohën e duhur që ta lidhin marrëveshjen e tyre dypalëshe”

Kryeministri Kovaçevski tha se ende nuk ka një propozim në tavolinë nga presidenca franceze, kurse Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura. Nga ana tjetër homologu i tij bullgar, Kiril Petkov, deklaroi se Bullgaria lidhur me RMV-në, asgjë nuk do të bëjë nën presion.

Ndërkohë, kryeministri bullgar, Kiril Petkov, tha më 7 qershor se Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se shpreson se nga Brukseli do të ketë garanci për kërkesat bullgare, në rast se arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.

“E gjithë ideja është se ne jemi nën presion, se po bëjmë diçka e kështu me radhë. Asgjë nuk do të bëjmë nën presion të dikujt dhe këtë duhet ta ketë të qartë populli bullgar. Ajo çfarë po synojmë është që ta dimë nëse kërkesat bullgare apo të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut do të realizohen në kuadër të procesit integrues”, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov. Kujtojmë se, Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Ajo fillimisht kontestonte gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare duke kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Por, tani mbetet të shihet nëse Makron do të arrij ta bind Bullgarinë ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe RMV bashkë me Shqipërinë të marrin datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Një gjë e tillë është shumë e vështirë për mos të thënë e pamundur, pasi më shumë i ngjanë një procesi obligativ të një shteti që kryeson me BE-në kinse po shpreh interesim. Megjithatë, ishte ideja e fundit e Makronit që ndalonte procesin e zgjerimit të BE-së, tani kjo gatishmëria për takim në Paris më shumë shihet si diçka sipërfaqësore se sa substanciale. Sipas rrethanave të krijuara nuk ka gjasë që Bullgaria të heq veton, dhe me automatizëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mbeten edhe për një kohë të gjatë të izoluara. /Zhurnal.mk