E fundit nga Ukraina: Vdesin ministri dhe zv.ministri i brendshëm nga rrëzimi me helikopter (Foto)

Një helikopter është rrëzuar sot në afërsi të një kopshti në qytetin Brovari, shumë afër Kievit, ndërsa ka edhe viktima (së paku 16), informon Zhurnal.

Por siç bëhet të ditur nga mediat në Ukrainë, mes viktimave janë ministri ibrendshëm i këtij shteti, Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij Yevhen Yenin si dhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Yurii Lubkovych.

Në momentin e tragjedisë, të punësuarit dhe fëmijët kanë qenë në kopsht. Të gjithë janë evakuuar.

Policia kumtoi se nga tragjedia kanë humbur jetën 16 persona, mes të cilëve dy fëmijë.

Ende nuk bëhet e ditur çfarë më saktë ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit.//Zhurnal.mk