5th CHORUS

Poezi nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj

Unë nuk jam Gregory Corso
Minnesinger italian –
I këngëve të Korzikës –
Subioso Gregorio Corso –
Mbret Vargjethurës
i Lindur
i Brattle Street.
Në rrugët e borës
Ai ka stisur shfaqjen
Dhe ka dertuar në tunele
Derisa qentë e çartur lehnin

MENDJE FISNIKE MBRETËRORE
Më ka quajtur Allen Ginsberg

William Burroughs
Është William Lee

Samuel Johnson
Gjendet Nën det

Rothridge Cole parter
I Piperkave
Është Numbro
Elabora

Nëse e dini çfarë jam kah
flas