Profesoresha universitare Rabije Murati dhe regjisori Antonio Mitriqeski – fitues të Çmimit “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023
Shkup, 4 dhjetor – Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” i shpalli fituesit për vitin 2023 për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit njerëzor dhe veprimtarinë shoqërore të interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi i është ndarë prof.dr. Rabije Muratit, profesoresh universitare, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit çmimi i është ndarë regjisorit të filmave Antonio Mitriqeski.
Çmimi fituesve do t’u jepet më 8 dhjetor të vitit 2023 në orën 12:00, në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Këshilli për ndarjen e çmimeve.

