Takimi i Presidentit Pendarovski me Rene Trokaz, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Republikës franceze
Shkup, 17 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Rene Trokaz, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Republikës franceze.
“Bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen aktuale në vend, si dhe për fazat e ardhshme që duhet të kompletohen si pjesë e procesit për negociatat inuadruerse të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në takim u bë fjalë edhe për raportet me fqinjësinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e integrimit evropian, si dhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjatë të cilit të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informacione për kushtet dhe perspektivat e vendeve të rajonit në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe të sigurisë”, njoftuan nga kabineti i shefit të shtetit.
Presidenti Pendarovski u falenderua për mbështetjen franceze dhe ekspertizën të cilën e pranuam në procesin e integrimit evropian dhe shprehi pritshmëri nga Franca, si një nga shtyllat e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e saj, të japë një kontribut thelbësor për integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit është konstatuar se raportet mes vendit tonë dhe Francës bazohen në shoqëri tradicionale dhe mirëkuptim dhe rrespekt të ndërsjelltë.

