Hiqet arresti shtëpiak për Dragi Rashkovskin
Shkup, 14 nëntor – Hiqet arresti shtëpiak për Dragi Rashkovskin nga Shkupi dhe është pranuar garancia si masë për sigurimin e pranisë së tij në kuadër të procedurës penale që po zhvillohet kundër tij bazuar në dyshimin për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 f.3 i Kodit Penal dhe veprës penale Pastrim parash dhe vepra të tjera penale nga neni 273 f.1 i Kodit Penal, kumtuan sot nga Gjykata e Apelit.
“Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas lëndës penale KSZH – 816/23 në seancë jo publike më 03.11.2023, e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si të pabazuar dhe miratoi vendim me të cilin e konfirmoi vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup, me të cilin është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe është pranuar garancia si masë për sigurimin e pranisë ndaj të akuzuarit D.R. nga S., në kuadër të procedurës penale të zhvilluar kundër të pandehurit, ndërsa për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 f.3 i Kodit Penal dhe veprës penale Pastrim parash dhe vepra të tjera penale nga neni 273 f.1 i Kodit Penal”, informojnë nga Gjykata e Apelit.
Vendimi i marrë në këtë mënyrë, theksojnë, do të publikohet i plotë në ueb faqen e gjykatës në afatin e përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve nëpër gjykata.

