“Ditët e Justinianit të parë” – Simpoziumi i 11-të ndërkombëtar për studime bizantine dhe mesjetare
Shkup, 10 nëntor – Në Muzeun e luftës maqedonase sot solemnisht do të hapet Simpoziumi i 11-të ndërkombëtar për studime bizantine dhe mesjetare “Ditët e Justinianit të parë”, në organizim të Institutit për histori nacionale – Universiteti Shën Cirili e Metodi dhe Universiteti i Bolonjës, në partneritet me Fakultetin teologjik “Shën Klimenti i Ohrit”.
Simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Ditët e Justinianit të Parë” paraqet forum vjetor shkencor për rpezantim të hulumtimeve më të rreja për aspekte të ndryshme të studimeve bizantologjike dhe mesjetare, që e përfshin trajtimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore në Evropën bashkëkohore. Simpoziumi i kushtohet perandorit Justiniani i Parë dhe ka për qëllim të prëfshijë spektër të gjerë të çëshjeve hulumtuese në funksion të rikonstruimit të trashëgimisë julturore dhe historike, si dhe komponentë intergruese e dallueshmërive dhe bashkësisë në Evropën e bashkuar.
Simpoziumi do të realizohet me pjesëmarrje fizike dhe onlajn. Në tetë sesionet të cilat do të realizohen gjatë dy ditëve të punës në Muzeun e luftës maqedonase dhe në Akademinëe shkencave dhe arteve të Maqedonisë, referate të veta do të kenë 45 profesorë dhe hulumtues eminentë nga 17 vende – Maqedonia e Veriut, Italia, Britania e Madhe, Rusia, Spanja, Polonia, Sllovakia, Gjermania, Rumania, Turqia, Hungaria, Serbia, Greqia, Kroacia, Finlanda, Zvicra, Qiproja.
Në fillim të pjesës së punës, ligjeratë plenare do të ketë një nga njohësit më të mirë të jetës dhe veprës së Justinianit të Parë, prof. Piter Saris nga Universiteti i Kembrixhit.
Simpoziumi “Ditët e Justinianit të Parë” mbështetet ga Ambasada italiane, Muzeu i luftës maqedonase, Akademia e sjkencave dhe Arteve, Kisha ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Bodurimi i verës Stobi.

